Fitorja e rezistencës trondit fuqishëm kabinetin qeveritar të regjimit sionist
Strategjia e Rezistencës palestineze dhe detyrimi i regjimit sionist që të pranojë armëpushimin në gaza, ka krijuar mosmarrëveshje të thella brenda kabinetit qeveritar të regjimit sionist. Këto mosmarrëveshje janë thelluar aq shumë saqë Avigdor Liberman, ministër i luftës i Izraelit u detyrua të japë dorëheqjen duke e përballur kabinetin e regjimit sionist me rrezikun e shpërbërjes.
Ministri i luftës së regjimit sionist, Avigdor Liberman, dha dorëheqje pas vendimit të qeverisë për të pranuar një armëpushim, për t'iu dhënë fund përleshjeve me Rezistencën Palestineze në Rripin e Gazës. Duke e cilësuar këtë veprim si "dorëzim ndaj terrorit", Liberman tha se partia e tij nacionaliste Yisrael Beiteinu del nga koalicioni me kryeministrin Beniamin Netanjahu. Për rrjedhojë, Netanjahu do të mbetet me një shumicë të ngushtë në parlament. Dhuna e fundit në Rripin e Gazës ka nisur të dielën, pas ekspozimit të një operacioni të fshehtë të forcave izraelite në Gaza. Shtatë palestinezë dhe një ushtar izraelit janë vrarë në këtë operacion. Dhuna ka vazhduar për dy ditë me shkëmbime të ndërsjella zjarri që kanë rezultuar me së paku shtatë njerëz të tjerë të vrarë. Grupet e Rezistencës Palestineze thanë të martën se kanë pranuar një armëpushim të ndërmjetësuar nga Egjipti dhe se do ta respektojnë atë nëse edhe Izraeli bën të njëjtën gjë. Netanjahu e mbështeti vendimin për armëpushim. Zëdhënësi i lëvizjes së rezistencës palestineze (Hamas) Hazem Kasem të mërkurën në përgjigje të dorëheqjes së Liberman, tha ajo që Hamasi dhe grupet e tjera palestineze po kërkojnë nuk është dorëheqja dhe tërheqja e një ministri sionist, por qëllimi i Hamasit është çlirimi i gjithë territorit palestinez. Kreu i lartë i Hamasit Sami Abu Zuhra tha gjithashtu se dorëheqja e ministrit të luftës të regjimit sionist ishte një fitore politike për Gazën dhe Gaza krijoi me rezistencën e vet shkaktoi tërmet brenda regjimit sionist. Ndërkohë, Abu Muxhahidi, zëdhënës i komiteteve të Rezistencës popullore palestineze, tha se dorëheqja e Liberman ishte një fitore e madhe për rezistencën pas disfatës së forcave të sigurisë dhe ushtrisë së armikut në Gaza. Davud Shehab, kreu i zyrës së informimit të Lëvizjes Xhihadi Islamik, theksoi se dorëheqja e Liberman ishte për shkak të humbjes së pushtuesve dhe të gjitha veprimet e regjimit sionist dështuan në Rripin e Gazës. Lëvizja Xhihadi Islamik njoftoi se Liberman ishte i paaftë t’i rezistonte rezistencës dhe regjimi sionist duhet të pres pasoja të mëtejshme pas disfatës në Gaza. Duke e cilësuar këtë veprim si "dorëzim ndaj terrorit", Liberman tha se partia e tij nacionaliste Yisrael Beiteinu del nga koalicioni me kryeministrin Beniamin Netanjahu. Për rrjedhojë, Netanjahu do të mbetet me një shumicë të ngushtë në parlament. Dhuna e fundit në Rripin e Gazës ka nisur të dielën, pas ekspozimit të një operacioni të fshehtë të forcave izraelite në Gaza. Shtatë palestinezë dhe një ushtar izraelit janë vrarë në këtë operacion. Dhuna ka vazhduar për dy ditë me shkëmbime të ndërsjella zjarri që kanë rezultuar me së paku shtatë njerëz të tjerë të vrarë. Grupet e Rezistencës Palestineze thanë të martën se kanë pranuar një armëpushim të ndërmjetësuar nga Egjipti dhe se do ta respektojnë atë nëse edhe Izraeli bën të njëjtën gjë. Netanjahu e mbështeti vendimin për armëpushim. Ish ministri i Luftës i regjimit sionist ishte tepër i zemëruar me përfundimin e luftimeve në Rripin e Gazës, dhe sulmoi dhe kritikoi kryeministrin e regjimit sionist. Ish ministri izraelit i Luftës Ehud Barak theksoi se pafuqia dhe paaftësia e Beniamin Netanjahut janë të qarta, dhe deri më tani nuk ka pasur kaq shumë mosmarrëveshje dhe dallimeve mes kërcënimeve të tij dhe veprimeve të tij.