Turqia reagon ndaj vendimit të prokurorisë saudite
https://parstoday.ir/sq/news/world-i83000-turqia_reagon_ndaj_vendimit_të_prokurorisë_saudite
Ministri i jashtëm i Turqisë, shpjegimet e Arabisë Saudite mbi vrasjen e gazetarit Khashoggi i ka konsideruar të pamjaftueshme, pasi sipas tij vrasja ka qenë e para programuar.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 16, 2018 05:42 Europe/Tirane
  • Turqia reagon ndaj vendimit të prokurorisë saudite

Ministri i jashtëm i Turqisë, shpjegimet e Arabisë Saudite mbi vrasjen e gazetarit Khashoggi i ka konsideruar të pamjaftueshme, pasi sipas tij vrasja ka qenë e para programuar.

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu thotë se skuadra saudite prej 15 vetash e përfshirë në vrasjen e gazetarit disident saudit Jamal Khashoggi duhet të gjykohet në Turqi. Cavusoglu e bëri komentin në reagim ndaj një njoftimi nga prokurori publik i Arabisë Saudite i cili përmendi masat e Rijadit mbi rastin Khashoggi dhe kërkoi dënimin me vdekje për pesë të pandehur. "Ne e konsiderojmë deklaratën e Arabisë Saudite në lidhje me vrasjen e Khashoggi pozitive, por jo të mjaftueshme", tha Cavusoglu. "Pala saudite duhet të ndajë detajet e hetimit të saj me zyrën tonë të prokurorisë. Por ne tashmë e dimë se vrasja ishte planifikuar paraprakisht dhe se gazetari u vra dhe trupi i tij më vonë u shpërbë, " shtoi ai. " Ishte planifikuar dhe si do ta vrisnin dhe pastaj do të copëtonin trupin e gazetarit, pajisje të veçanta u sollën në konsullatën e përgjithshme saudite në Stamboll," tha Cavusoglu, duke theksuar se kjo nuk është diçka që ndodh spontanisht.