BE dhe Afrika e Jugut mbështesin fuqishëm marrëveshjen bërthamore
BE dhe Afrika e Jugut me anë të një deklarate kanë mbështetur marrëveshjen bërthamore.
Në përfundim të një takimi të përbashkët në Bruksel, BE dhe Afrika e Jugut theksuan rëndësinë e ruajtjes dhe vazhdimin e zbatimit të plotë të marrëveshjes bërthamore. Deklarata thekson në heqjen e sanksioneve dhe ruajtjen e marrëveshjes bërthamore në interes të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Donald Trump më 8 Maj pasi ka përsëritur pretendimet e tij boshe kundër Iranit dhe kundër marrëveshjes bërthamore, shpalli daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje dhe premtoi rikthimin e sanksioneve kundër Iranit. Donald Trump pas tërheqjes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore, më 5 nëntor shpalli rivendosjen e sanksioneve kundër Iranit. Këto sanksione kthehen për një periudhë 90-180 ditë. Faza e parë e sanksioneve kundër Iranit u zbatua në muajin gusht ndërsa faza e dytë u vu në zbatim dje më 5 nëntor. Kjo është në kohën kur Britania, Franca, Rusia, Kina, Gjermania dhe BE janë shprehur pro ruajtjes dhe mbështetjes së marrëveshjes bërthamore.