Lavrov: Perëndimi po mundohet ta vendos Ballkanin përball Rusisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i83042-lavrov_perëndimi_po_mundohet_ta_vendos_ballkanin_përball_rusisë
Ministri i punëve të jashtme të Rusisë ka kritikuar politikat e shteteve perëndimore kundër Rusisë në rajonin e Ballkanit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 17, 2018 10:31 Europe/Tirane
  • Lavrov: Perëndimi po mundohet ta vendos Ballkanin përball Rusisë

Ministri i punëve të jashtme të Rusisë ka kritikuar politikat e shteteve perëndimore kundër Rusisë në rajonin e Ballkanit.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Sergei Lavrov, ministri i jashtëm i Rusisë, deklaroi se perëndimi po bënë përpjekje që t'i vendosë shtetet e Ballkanit në frontin kundër Rusisë.

Lavrov vuri në dukje marrëdhëniet e Rusisë dhe Serbisë dhe shtoi: "Vizita e ardhshme e Vladimir Putin, presidentit të Rusisë, në Beograd dhe zhvillimi i negociatave me autoritetet e larta të Serbisë, bëhet në kuadër të forcimit të marrëdhënieve mes të dy vendeve".

Sipas ministrit të jashtëm të Rusisë, Moska në sektorët e tregtisë, ekonomisë, investimeve të përbashkëta dhe zhvillimin e linjave të gazit, po bashkëpunon me Beogradin.  

Lavrav gjithashtu ka folur edhe për konfliktin në lindje në Ukrainës dhe ka thënë se përleshjet në këtë rajon po shtohet dhe zgjerohen për shkak të tensioneve që po krijon Amerikës dhe disa shtete evropiane.

Vlen të theksohet se Vladimir Putin në janar të vitit 2019 do ta vizitojë Serbinë.