Francë: Një viktimë në protestat kundër ngritjes së taksës së naftës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i83048-francë_një_viktimë_në_protestat_kundër_ngritjes_së_taksës_së_naftës
Një grua ka humbur jetën aksidentalisht gjatë protestave kundër taksës në çmimin e naftës në Francë, që e vendosi presidenti Emmanuel Macron.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 17, 2018 16:21 Europe/Tirane
  • Francë: Një viktimë në protestat kundër ngritjes së taksës së naftës

Një grua ka humbur jetën aksidentalisht gjatë protestave kundër taksës në çmimin e naftës në Francë, që e vendosi presidenti Emmanuel Macron.

Teksa protestuesit kishin bllokuar rrugën në juglindje të Savoie, një ngasëse e automjetit, nga panika që është rrethuar me protestues, ka shkelur aksidentalisht një grua duke e lënë të vdekur, ka raportuar ministri i Brendshëm francez Christophe Castaner. Mijëra protestues të veshur me jelekët e verdhë, bllokuan autostratat, rrethrrotullimet dhe shumë rrugë, gjatë protestës kundër vendimit të presidentit Macron. Protesta u organizua përmes rrjeteve sociale dhe mori përkrahje edhe nga votuesit që u dëshpëruan me reformat ekonomike dhe qeverisjen e Macronit. Gjashtëmbëdhjetë persona pësuan lëndime të lehta dhe nga autoritetet u raportua se 50,000 persona ishin pjesë e protestës.