Qëndrimet kontradiktore të Amerikës mbi vrasjen e gazetarit Khoshaggi
(last modified Sun, 18 Nov 2018 08:07:01 GMT )
Nëntor 18, 2018 09:07 Europe/Tirane
  • Qëndrimet kontradiktore të Amerikës mbi vrasjen e gazetarit Khoshaggi

James Mattis, sekretari i mbrojtjes në Amerikë përkundër presidentit amerikan ka deklaruar se gazetari Jamal Khashoggi është vrarë me padyshim me urdhër të autoriteteve të larta të Arabisë Saudite. Ndërsa Mike Pence ka deklaruar se çështja e vrasjes së Jamal Khashoggi po shqyrtohet.

Më herët CIA amerikane ka arritur në përfundimin se urdhri për vrasjen e gazetarit në konsullatën saudite në Stamboll, është dhënë nga princi i kurorës bin Selman. Gazeta Uashington Post thotë se CIA amerikane në përfundim të hetimeve të saj ka arritur përfundimit se Muhamed bin Selman, princi i kurorës në Arabinë Saudite ka dhënë urdhër për vrasjen e gazetarit kritik Jamal Khashoggi. Sipas gazetës në fjalë, rezultati i CIA-s amerikane ka dhënë mundësi të shumta që pas vrasjes qëndron trashëgimtari bin Selman. Sipas kësaj gazete, Kongresi amerikan në ndëshkimin e autorëve përgjegjës për vrasjen e gazetarit Khashoggi nuk ka ndërmarrë hapat e duhur dhe duhet të sanksionojë edhe autoritete si Muhamed bin Selman.

Tags