Jep dorëheqje përgjegjësi i politikave të Amerikës ndaj Arabisë Saudite
(last modified Sun, 18 Nov 2018 12:26:14 GMT )
Nëntor 18, 2018 13:26 Europe/Tirane
  • Jep dorëheqje përgjegjësi i politikave të Amerikës ndaj Arabisë Saudite

Përgjegjësi i hartimit të politikave të Amerikës ndaj Arabisë Saudite për shkak të mosmarrëveshjeve me eprorët e tij në dosjen e vrasjes së Khashoggi, ka dhënë dorëheqje nga posti që drejtonte.

Gazeta amerikane "New York Times" njoftoi se Kristen Fontenrose, një prej funksionarëve të lartë të Shtëpisë së Bardhë i cili ishte përgjegjës për politikat e Amerikës ndaj Arabisë Saudite, ka dhënë dorëheqje nga detyre që kishte.

Kjo dorëheqje tregon shtimin e mosmarrëveshjeve në Shtëpinë e Bardhë në lidhje me mënyrën se si duhet reaguar ndaj vrasjes barbare të gazetarit Jamal Khashoggi nga regjimi Al Saud.

Kristen Fontenrose kishte kërkuar reagime të ashpra ndaj Arabisë Saudite dhe së fundi kishte shkuar në Riad për të biseduar në lidhje me sanksionet e Amerikës kundër autorëve të vrasjes së Jamal Khashoggi.

Kristen Fontenrose gjithashtu ka mbështetur vendosjen e sanksioneve të ashpra ndaj Saud Al-Kahtani, këshilltarit të lartë të Muhamed bin Selman, princit të kurorës së Arabisë Saudite dhe në fund e ka shtuar emrin e tij në listën e personave që duhet sanksionuar.

 

Tags