Medalje ari për gjeniun iranian nga universiteti Waterloo në Kanada
Nëntor 21, 2018 06:51 Europe/Tirane
Universiteti Waterloo në Kanada ka vlerësuar një gjeni nga Irani me çmimin e medaljes së artë për vitin 2018.
Amir Husein Karimi, hulumtues në shkencat kompjuterike, ka marrë medaljen e artë nga universiteti Waterloo në Kanda. Kjo medalje jepet nga universiteti Waterloo që prej gjysmë shekulli dhe ajo u jepet atyre studentëve të cilët me novacione dhe shpikje arrijnë të dalin fitues ndaj garuesve të tjerë dhe kanë performancë të lartë në studime.
Tags