Turqia edhe njëherë kundërshton sanksionet e njëanshme të Amerikës kundër Iranit
Ministri i punëve të jashtme të Turqisë në Amerikë ka refuzuar afatin e caktuar nga Uashingtoni për Turqinë për ndërprerjen e importit të energjisë nga Irani.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Mevlyt Çaushoglu, ministri i punëve të jashtme të Turqisë, të mërkurën pas takimit me Mike Pompeo, sekretarin amerikan të shtetit në Uashington, ka kundërshtuar afatin e gjashtë mujor të caktuar nga administrata e Trump për ndërprerën e importit naftor të Turqisë nga Irani.
Çaushoglu ka thënë se Turqia nuk mund të ndryshojë resurset e saj të naftës dhe gazit për një periudhë gjashtë mujore apo dy vjeçare dhe askush nuk mbështet sanksionet amerikane kundër Iranit.
Ministri i jashtëm i Turqisë edhe njëherë deklaroi se sanksionet e Amerikës Iranit janë një vendim i njëanshëm i marrë nga Uashingtoni dhe nuk ka vlerë për Turqinë.