Protesta në Paris, vazhdon
https://parstoday.ir/sq/news/world-i83303-protesta_në_paris_vazhdon
Policia franceze shpërndau me gaz lotsjellës rreth 5 mijë protestues në Paris, të mbledhur për të kundërshtuar shtrenjtimin e karburantit, në një valë protestash që vazhdojnë prej dy javësh.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 25, 2018 05:27 Europe/Tirane
  • Protesta në Paris, vazhdon

Policia franceze shpërndau me gaz lotsjellës rreth 5 mijë protestues në Paris, të mbledhur për të kundërshtuar shtrenjtimin e karburantit, në një valë protestash që vazhdojnë prej dy javësh.

Gjatë së shtunës, ata ngritën barrikada, ndezën zjarre dhe thyen gurët e trotuareve për t’ua hedhur policëve. Sipas policisë të paktën 19 persona mbetën të plagosur dhe 18 u arrestuan, gjatë protestës ku u kërkua dorëheqja e presidentit Emanuel Macron. Ministri i Mbrojtjes akuzon protestuesit se janë të ndikuar nga udhëheqësja e së djathtës ekstreme Marine Le Pen. Gjatë së shtunë protestuesit sulmuan edhe barrierat metalike që janë ngritur për të mbrojtur ndërtesat e rëndësisë së veçantë, si rezidenca zyrtare e kryeministrit. Edhe pse policia në mbrëmje po e spastronte zonën rreth Champ Elysees, situata sipas mediave ndërkombëtare mbetej e tensionuar, me qindra protestues që nuk janë larguar nga zona. Në të njëjtën kohë, policisë franceze i duhej të mbante larg dhe të menaxhonte një tjetër protestë kundër dhunës seksuale ndaj gruas që po zhvillohej në Paris.