Sekretari i përgjithshëm i OKB kërkon të luftohet dhuna ndaj grave
(last modified Sun, 25 Nov 2018 12:49:52 GMT )
Nëntor 25, 2018 13:49 Europe/Tirane
  • Sekretari i përgjithshëm i OKB kërkon të luftohet dhuna ndaj grave

Sekretari i përgjithshëm i OKB deklaroi se dhuna kundër ndaj grave është shenjë pengesës kryesore përpara progresit gjithëpërfshirës, të barabartë dhe të qëndrueshëm, prandaj kërkoi të luftohet ky fenomen.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Antonio Gutterres, sekretari i përgjithshëm i OKB, sot (të dielën) me anë të një mesazhi dërguar me rastin e ditës botërore për zhdukjen e dhunës ndaj grave, deklaroi se OKB thekson mbështetjen ndaj grave që janë viktimë të dhunës.

Sekretari i përgjithshëm i OKB shtoi se programi 500 milionë euro i OKB dhe i organizatave të saj do t’i bëjë më të fortë viktimat e dhunës ndaj gruave dhe mbrojtësit e të drejtave të grave.

Gutterres tha: “Kur gjysma e popullsisë së botës do të thotë grat dhe vajzat nuk mund të kenë një jetë pa frikë, pa dhunë dhe të  sigurte, kjo tregon se nuk po jetojmë në një botë të drejtë dhe të barabartë”.

Sekretari i përgjithshëm i OKB shtoi: “Dhuna familjare, trafikimi i femrave, dhuna seksuale, dhuna në kohën konflikteve, martesa e fëmijëve dhe gjenocidi ndaj grave, janë faktorë që ushtrojnë ndikim shumë të madh mbi familjet dhe shoqëritë”.

 

Tags