Trump përsëri akuzon Hilary Clinton për korrupsion
Presidenti amerikan Donal Trump me anë të një mesazhi të publikuar në Twitter, ka deklaruar se Departamenti Amerikan i Shtetit në kohën e ish-shefes Hilary Clinton, ka qenë në shërbim të "Fondacionit Clinton".
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Donald Trump, presidenti i Amerikës, në Twitter ka shkruar: "Ndihmat financiare të Fondacionit Clinton janë reduktuar me 42% dhe kjo tregon se ata kanë qenë të përfshirë në lojën e paligjshme për pushtet".
Presidenti i Amerikës në vazhdim ka shkruar: "Ata nëpërmjet këtij fondacioni ndikimin e tyre politik e kanë bërë nëpërmjet çështjeve financiare dhe Departamenti Amerikan i Shtetit në kohën kur drejtohej në Hilary Clinton, ishte në shërbim të Fondacionit Clinton".