Nga sot nis shteti ushtarak në Ukrainë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i83396-nga_sot_nis_shteti_ushtarak_në_ukrainë
Presidenti i Ukrainës ka deklaruar se prej sot zbatohet vendimi për shtetin ushtarak në vend.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 28, 2018 06:35 Europe/Tirane
  • Nga sot nis shteti ushtarak në Ukrainë

Presidenti i Ukrainës ka deklaruar se prej sot zbatohet vendimi për shtetin ushtarak në vend.

Petro Poroshenko, ka thënë se pas vendimit të këshillit të sigurisë kombëtare, ai në cilësinë e presidentit dhe të komandantit të përgjithshëm të forcave të armatosura, ka nxjerrë urdhrin për shtetin ushtarak. Parlamenti i Ukrainës, pas përplasjeve të anijeve ruse me ato ukrainase në afërsi të gadishullit të Krimesë, ka lejuar shpalljen e situatës së shtetit ushtarak brenda 30 ditëve. Rusia dhe Ukraina janë konfrontuar në ngushticën Kerch mes detit të Zi dhe detit Azov. Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Ukrainës janë tensionuar që prej vitit 2014 pas grushtit të shtetit dhe pas aneksimit të Krimesë nga ana e Rusisë.