Italia e gatshme të ndihmojë hetimet transparente rreth vrasjes së Khashoggi
Kryeministri i Italisë ka njoftuar për gatishmërinë e venit të tij për të ndihmuar në kryerjen e hetimeve transparente në lidhje me vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi të Arabisë Saudite.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Giuseppe Conte, kryeministri i Italisë, të shtunën në samitin e liderëve të G-20 në Argjentinë, ka kërkuar zbardhjet e paqartësive në lidhje me vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, gazetarit kritik të regjimit Al Saud.
Kryeministri i Italisë në lidhje me këtë çështje ka thënë se shpejti duhet të zhvillohet një gjykim i drejtë për t'u zbardhur të vërtetat në lidhje me këtë çështje dhe të akuzuarit duhet të gjykohen në gjykatë. Enzo Moavero Milanesi, ministri i jashtëm i Italisë, gjithashtu së fundi ka deklaruar se Italia po shqyrton mundësinë e ndërprerjes së shitjes së armëve Arabisë Saudite.