Franca në prag të gjendjes së jashtëzakonshme
https://parstoday.ir/sq/news/world-i83539-franca_në_prag_të_gjendjes_së_jashtëzakonshme
Parisi zyrtar po konsideron vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme në mënyrë që të parandalojë përsëritjen e një nga çrregullimeve më të mëdha në 10 vjetët e fundit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 02, 2018 16:17 Europe/Tirane
  • Franca në prag të gjendjes së jashtëzakonshme

Parisi zyrtar po konsideron vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme në mënyrë që të parandalojë përsëritjen e një nga çrregullimeve më të mëdha në 10 vjetët e fundit.

Zëdhënësi i qeverisë franceze Benjamin Griveaux deklaroi sot se kanë bërë thirrje që demonstruesit të vijnë në tryezën e negociatave, transmeton Reuters. Presidenti francez Emmanuel Macron është duke marrë në konsideratë vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme pas protestave të dhunshme anti-qeveritare në Paris. Macron u kthye mëngjesin e sotëm nga samiti i G20-tës në Argjentinë dhe shkoi drejt e tek harku i triumfit për të vlerësuar dëmet. “Duhet të mendojmë se çfarë masash nevojiten të merren në mënyrë që incidente të tilla të mos ndodhin më”, ishte komenti i tij. Jelekët e verdhë duken të vendosur ta vazhdojnë aksionin e tyre, të nxitur nga rritja e çmimit te karburantit. Një grup i të rinjve të maskuar, disa prej të cilëve kishin shufra metalike, bënë të shtunën një rrëmujë në rrugët e Parisit, duke djegur dhjetëra makina dhe barrikada. Në protestën e djeshme, të paktën 224 persona u arrestuan në Paris, kryesisht në afërsi të Champ Elise. Protestuesit kërkojnë uljen e çmimeve të karburantit, të cilat kohët e fundit shënuan ngritje.