Bashkëpunimi i sionistëve dhe sauditëve në vrasjen e gazetarit Khashoggi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i83557-bashkëpunimi_i_sionistëve_dhe_sauditëve_në_vrasjen_e_gazetarit_khashoggi
Një prej kompanive izraelite të spiunazhit duke përgjuar lidhjet telefonike të gazetarit Jamal Khashoggi, ka ndihmuar Riadin në vrasjen e tij.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 03, 2018 09:48 Europe/Tirane
  • Bashkëpunimi i sionistëve dhe sauditëve në vrasjen e gazetarit Khashoggi

Një prej kompanive izraelite të spiunazhit duke përgjuar lidhjet telefonike të gazetarit Jamal Khashoggi, ka ndihmuar Riadin në vrasjen e tij.

Omar Abdul’aziz aktivist kritik i regjimit Al Saud ka thënë se kompania elektronike izraelite NSO ka përgjuar bisedat dhe komunikimet telefonike të Jamal Khashoggi dhe ka ndihmuar Riadin në vrasjen e tij. Abdul’aziz që banon në Kanada, ka ngritur një padi kundër kompanisë NSO. Sipas gazetës Nju Jork Times, zbulimi i këtij lajmi tregon lidhje e gjerë të Arabisë Saudite me Izraelin. Kohët e fundit edhe organizata Amnesty International ka akuzuar kompaninë NSO se bashkëpunim me Arabinë Saudite në fushën e spiunazhit. Jamal Khashoggi më 2 tetor u vra në ambientet e konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll.