Nauert ambasadore e Amerikës në OKB
https://parstoday.ir/sq/news/world-i83662-nauert_ambasadore_e_amerikës_në_okb
Presidenti amerikan Donald Trump pritet të emërojë zëdhënësen e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert, në postin e ambasadores së SHBA-ve në Kombet e Bashkuara.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 07, 2018 06:34 Europe/Tirane
  • Nauert ambasadore e Amerikës në OKB

Presidenti amerikan Donald Trump pritet të emërojë zëdhënësen e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert, në postin e ambasadores së SHBA-ve në Kombet e Bashkuara.

Raportimi në fjalë vjen nga mediet amerikane, më së pari prej “Fox News”, aty ku Nauert ka punuar në të kaluarën si prezantuese. Nikki Haley, ambasadorja në detyrë e Amerikës në OKB, njoftoi gjatë muajit tetor se do të largohej nga posti në fund të këtij viti. Nauert, 48 vjeç, u bë zëdhënëse e DASH-it në prill të vitit 2017, duke marrë asokohe për herë të parë një post qeveritar. “Fox News” njoftoi se Trumpi mund të “cicëronte” brenda mëngjesit të së premtes në “Tëitter”, mbi emërimin e Nauert, ndërsa “Bloomberg” e konfirmoi këtë lajm përmes 3 burimeve të veta. Gjithsesi, nga Departamenti i Shtetit nuk ka asnjë konfirmim zyrtar deri më tani. Sipas “Bloomberg”, zgjedhja e Nauert do të ishte disi e çuditshme, duke parë eksperiencën e saj të paktë në qeveri apo sa i përket politikës së jashtme, përpara se të merrte rolin që ka në DASH. Veç rolit të zëdhënëses, Nauert është emëruar prej marsit të këtij viti edhe si nënsekretari në detyrë për diplomacinë publike dhe marrëdhëniet publike. Megjithatë, emërimi i saj në postin e përfaqësueses së SHBA-ve në Organizatën e Kombeve të Bashkuara do të duhet të miratohet edhe nga Senati amerikan.