Ambasadori saudit mund të dëbohet nga Uashingtoni
(last modified Fri, 07 Dec 2018 09:04:33 GMT )
Dhjetor 07, 2018 10:04 Europe/Tirane
  • Ambasadori saudit mund të dëbohet nga Uashingtoni

Kreu i komitetit për marrëdhëniet me jashtë në senatin amerikan ka dhënë mundësinë e dëbimit të ambasadorit saudit në Uashington, përkatësisht Khaled bin Selman.

Bob Kurker pas takimit të senatit me kreun e CIA-s Jina Haspel, kushtuar vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi, tha se Khaled bin Selman është një person me kredibilitet 0 dhe ekziston mundësia e dëbimit të tij nga Amerika. Sipas mediave amerikane, CIA posedon informacione në të cilat thuhet se Muhamed bin Selman në një bisedë telefonike me Khaled bin Selman atij i ka thënë që Khashoggi duhet të heshtë sa më shpejt që të jetë e mundur. Jamal Khashoggi u vra më 2 tetor në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll.

Tags