Senatorët e Italisë kërkojnë ruajtjen e marrëveshjes bërthamore
Senatorët italianë kanë kërkuar vazhdimin e mbështetjes ndaj marrëveshjes bërthamore dhe gjetjen e mekanizmave të nevojshme për vendosjen e lidhjeve bankare me Iranin.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se 16 senatorë italianë duke përfshirë edhe kryetarin e komisionit për marrëdhënie me jashtë të Senatit të Italisë, kanë paraqitur një plan në mbledhjen e përgjithshme të Senatit dhe kanë kërkuar nga qeveria e Italisë që të bëjë të gjitha përpjekjet diplomatike në qarqet ndërkombëtare për ruajtjen dhe zbatimin e marrëveshjes bërthamore të nënshkruar mes Iranit dhe Grupit 5+1.
Sipas këtij burimi, senatorët italianë në planin e tyre kanë theksuar: “Ne kërkojmë nga qeveria që në qarqet evropiane të mbështesë çdo iniciativë të dobishme për të mbrojtur sa më shumë kompanitë evropiane që veprojnë në Iran përball sanksioneve të Amerikës. Teherani dhe Roma gjithnjë kanë pasur dhe kanë bashkëpunime ekonomike dhe politike të gjera dhe pas nënshkrimit të marrëveshjes bërthamore veprimtaria e kompanive italiane në Iran është shtuar edhe më shumë deri në atë masë sa që Italia konsiderohet partneri i parë tregtar i Iranit në Bashkimin Evropian”.
Giuseppe Conte, kryeministri i Italisë, kohë më parë gjatë mbledhjes së 73-të AP të OKB në Nju Jork, duke folur për rëndësinë e marrëveshjes bërthamore, ka theksuar: “Marrëveshja bërthamore me Iranit nuk duhet të anashkalohet në asnjë mënyrë”.