Franca kërkon heqjen e bllokadës ndaj Gazës
Kryeministri francez në takim me kryeministrin e AAP ka kërkuar heqjen e bllokadës ndaj Gazës.
Eduard Filipe kryeministër i Francës u takua me Rami Hamdullah kryeministër i AAP me të cilin diskutoi për procesin e pajtimit kombëtar mes lëvizjeve Fat’h dhe Hamas dhe kërkon heqjen e bllokadës ndaj Gazës. Pa një rrugëzgjidhje të përhershme siç është pajtimi kombëtar dhe pa heqjen e bllokadës ndaj Gazës, paqja nuk mund të vendoset kurrë. Franca mirëpret rrugëzgjidhjen me dy qeveri me qendër Kodsin e Shenjtë. Kushtet në rajon për shkak të vazhdimit të procesit të ndërtimit të kolonive sioniste dhe për shkak të konflikteve mes palestinezëve dhe ushtrisë izraelite në afërsi të Gazës, është bërë shqetësuese ka thënë në fjalën e tij kryeministri i Francës.