Përfundon pa rezultat takimi i OSBE lidhue me kontestin Ukrainë-Rusi
(last modified Sat, 08 Dec 2018 09:02:11 GMT )
Dhjetor 08, 2018 10:02 Europe/Tirane
  • Përfundon pa rezultat takimi i OSBE lidhue me kontestin Ukrainë-Rusi

Takimi i OSBE kushtuar kontestit të fundit mes Ukrainës dhe Rusisë që u mbajt në Milano të Italisë ka përfunduar pa asnjë rezultat.

Thomas Greminger sekretari i OSBE ka thënë se vendet pjesëmarrëse në këtë takim kanë paralajmëruar mbi pasojat e kontestit mes Ukrainës dhe Rusisë dhe kanë kërkuar tu jepet fund veprimeve provokuese dhe të nisë dialogu mes palëve. Në kohën kur bëhen thirrje për vetëpërmbajtje mes Rusisë dhe Ukrainës, Shtetet e Bashkuara po planifikojnë dërgimin e një anijeje luftarake në detin e Zi. Rrjeti mediatik amerikan CNN thotë se zyrtarët ushtarakë amerikanë kanë kërkuar nga Departamenti i Shtetit të njoftojë Turqinë, mbi planin që luftanija të kalojë nëpër ngushticat e Bosforit dhe të Dardaneleve, të cilat ndajnë Stambollin dhe lidhin Mesdheun me detin e Zi. NATO, që përfshin disa shtete anëtare të detit të Zi dhe Shtetet e Bashkuara, ka dërguar vazhdimisht anije luftarake për të patrulluar në detin e Zi, pavarësisht shqetësimeve të Rusisë. Plani amerikan vjen në një kohë tensionesh të shtuara mes Uashingtonit dhe Moskës mbi një sërë çështjesh, por edhe përshkallëzimit të situatës mes Ukrainës dhe Rusisë, pas incidentit në detin Azov, kur forcat ruse hapën zjarr ndaj 3 anijeve ukrainase.

Tags