Zgjedhjet për PE, socialistët evropianë zgjedhin Frans Timmermans
https://parstoday.ir/sq/news/world-i83724-zgjedhjet_për_pe_socialistët_evropianë_zgjedhin_frans_timmermans
Frans Timmermans do të udhëheqë Partitë Evropiane Socialiste (PES) në zgjedhjet e vitit të ardhshëm për Parlamentin Evropian.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 09, 2018 12:43 Europe/Tirane
  • Zgjedhjet për PE, socialistët evropianë zgjedhin Frans Timmermans

Frans Timmermans do të udhëheqë Partitë Evropiane Socialiste (PES) në zgjedhjet e vitit të ardhshëm për Parlamentin Evropian.

Ish-ministri i Jashtëm holandez, që aktualisht është zëvendëspresident i Komisionit Evropian, ishte i vetmi person në garë në Kongresin e socialistëve në Lisbonë.

Ai tha se rebelime të dhunshme, si ai që po shihet në Francë, duhet të evitohen dhe për këtë nevojiten politika alternative.

“Dhuna nuk është asnjëherë mjet, – tha ai. – Dialogu është mënyra më e mirë për të ecur përpara, e ne ofrojmë dialog për të garantuar që do të adresojmë çështjet për të cilat populli është i shqetësuar”.

Duke mbyllur Kongresin, Timmermans tha se zgjedhjet evropiane të vitit të ardhshëm janë kritike për kontinentin.

“Zgjedhjet e majit, miqtë e mi, nuk janë të thjeshta. Ato janë zgjedhjet që kanë më shumë në lojë, që nga koha kur zgjedhjet e drejtpërdrejta për Parlamentin Evropian u mbajtën për herë të parë në vitin 1979. Këto zgjedhje kanë të bëjnë me shpirtin e Evropës”, tha Timmermans.

Partitë Popullore Evropiane, të së djathtës konservatore, zgjodhën pak javë më parë Manfred Weberin që t’i udhëheqë në zgjedhjet e ardhshme.