Shtyhet votimi i Brexit-it
https://parstoday.ir/sq/news/world-i83757-shtyhet_votimi_i_brexit_it
Kryeministrja britanike, Theresa May, vendosi papritmas të shtyjë votimin për Brexit-in, marrëveshje kjo e arritur me Brukselin gjatë muajit nëntor.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 10, 2018 14:12 Europe/Tirane
  • Shtyhet votimi i Brexit-it

Kryeministrja britanike, Theresa May, vendosi papritmas të shtyjë votimin për Brexit-in, marrëveshje kjo e arritur me Brukselin gjatë muajit nëntor.

May u tha ministrave se po kthehet në Bruksel, për të marrë garanci ligjërisht detyruese, se Britania nuk do të jetë e bllokuar në masa mbrojtëse në kufirin e Irlandës së veriut, për një kohë të pacaktuar. Kryeministrja do t’i drejtohet parlamentit të hënën pasdite. Ndërkohë, Gjykata Evropiane e Drejtësisë thotë se qeveria britanike mund të tërheqë njëanshëm vendimin për t’u larguar nga blloku evropian, pa u konsultuar me 27 vendet e tjera anëtare. Në një vendim urgjent të bërë publik një ditë para se Parlamenti britanik të votojë marrëveshjen për Brexit-in, të arritur nga kryeministrja britanike Theresa May me Bashkimin Evropian, gjykata deklaroi se Mbretëria e Bashkuar mund ta anulojë Brexit-in. Zhvillimi vjen në kohën kur May po bën përpjekjet e fundit për të siguruar mbështetje për marrëveshjen e saj të Brexit-it. Kryeministrja britanike ka ndërmend ta shtyjë votimin e Brexit-it, refuzimi i të cilit, sipas saj, mund të çojë në zgjedhje të parakohshme, apo ta rrëzojë fare procesin e shkëputjes. Parlamenti pritet të votojë të martën, nëse e pranon marrëveshjen që May e ka arritur me Bashkimin Evropian, për daljen e Britanisë nga blloku, por supozohet se nuk i ka votat e mjaftueshme për të kaluar, pas kundërshtimeve të partisë së saj Konservatore, deputetëve laburistë si dhe partive tjera opozitare.