Mogherini: SPV do të vihet në funksion shumë shpejt
https://parstoday.ir/sq/news/world-i83768-mogherini_spv_do_të_vihet_në_funksion_shumë_shpejt
Federika Mogherini, shefe e politikës së jashtme të BE ka thënë se sistemi i ri i transaksioneve monetare me Iranin SPV do të vihet në funksion shumë shpejt.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 11, 2018 06:46 Europe/Tirane
  • Mogherini: SPV do të vihet në funksion shumë shpejt

Federika Mogherini, shefe e politikës së jashtme të BE ka thënë se sistemi i ri i transaksioneve monetare me Iranin SPV do të vihet në funksion shumë shpejt.

Bashkimi Evropian do të krijojë një mekanizëm për të lehtësuar transaksionet jo-dollarëshe me Iranin në të ardhmen e afërt, në një përpjekje për të anashkaluar sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara kundër Teheranit, deklaroi të hënën shefja e politikës së jashtme të BE, Federika Mogherini. "Unë pres që ky instrument të fillojë në javët e ardhshme para fundit të vitit, si një mënyrë për të mbrojtur dhe promovuar biznesin e ligjshëm", u tha gazetarëve Mogherini në Bruksel. Diplomatja më e lartë e BE nuk ofroi detaje të tjera pas një takimi të ministrave të jashtëm të bllokut në Bruksel, por tha se puna për krijimin e mekanizmit ishte "duke përparuar mirë". Presidenti i SHBA Donald Trump, në maj 2018 tërhoqi vendin e tij nga marrëveshja e rëndësishme bërthamore e Iranit, dhe rivendosi sanksione të njëanshme kundër Teheranit. Irani dhe blloku 28-vendesh kanë diskutuar mënyra të ndryshme për të vazhduar biznesin mes Iranit dhe BE-së dhe për të anashkaluar sanksionet amerikane.