Kreu i PE kërkon vazhdimin e masave të sigurimit përreth parlamentit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i83804-kreu_i_pe_kërkon_vazhdimin_e_masave_të_sigurimit_përreth_parlamentit
Kreu i parlamentit të Evropës pasi ka përmendur të shtënat me armë zjarri në Strasburg ka kërkuar shtimin e masave të sigurisë përreth godinës së PE.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 12, 2018 09:40 Europe/Tirane
  • Kreu i PE kërkon vazhdimin e masave të sigurimit përreth parlamentit

Kreu i parlamentit të Evropës pasi ka përmendur të shtënat me armë zjarri në Strasburg ka kërkuar shtimin e masave të sigurisë përreth godinës së PE.

Antonio Tajani, sa i përket të shtënave me armë zjarri në një prej tregjeve të krishtlindjeve në Strasburg ka thënë: Deputetëve të Parlamentit u është kërkuar të boshatisin godinën. Është e domosdoshme shtimi i forcave të sigurisë në afërsi të godinës së parlamentit, tha ai. Dy persona raportohen të ketë vdekur, ndërsa 9 të tjerë janë plagosur pas të shtënave të mbrëmjes së të martës pranë një tregu Krishtlindjeje në qytetin e Strasburgut, ndërkohë që policia thotë se i dyshuari i armatosur, tashmë i identifikuar, është ende në arrati. Por, më e rëndësishmja është “shtetrrethimi” i Parlamentit Europian që e ka selinë në Strasburg. Sipas asaj që bëhet e ditur, europarlamentarët, stafi shtesë dhe gazetarët e kanë patur të pamundur të dalin nga ndërtesa pas informimit për të shtëna. PE ishte duke mbajtur një seancë plenare, me qindra europarlamentarë dhe zyrtarë të tjerë që kanë shkuar si çdo muaj në Strasburg nga Brukseli.