Amerika: Irani nuk duhet të posedojë aftësi për pasurimin e uraniumit!
https://parstoday.ir/sq/news/world-i83810-amerika_irani_nuk_duhet_të_posedojë_aftësi_për_pasurimin_e_uraniumit!
Asistenti i sekretarit amerikan të shtetit për çështje të ndalimit të përhapjes së armëve bërthamore, pretendoi se nëpërmjet ushtrimit të presionit, Irani duhet të detyrohet të ulët në tryezën e negociatave e cila do t'i mohojë këtij vendi të drejtën për pasurimin e uraniumit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 12, 2018 11:05 Europe/Tirane
  • Amerika: Irani nuk duhet të posedojë aftësi për pasurimin e uraniumit!

Asistenti i sekretarit amerikan të shtetit për çështje të ndalimit të përhapjes së armëve bërthamore, pretendoi se nëpërmjet ushtrimit të presionit, Irani duhet të detyrohet të ulët në tryezën e negociatave e cila do t'i mohojë këtij vendi të drejtën për pasurimin e uraniumit.

Faqja informative e Departamentit Amerikan të Shtetit ka shkruar se Christopher Ashley Ford, asistenti i sekretarit amerikan të shtetit për çështje të ndalimit të përhapjes së armëve bërthamore, në konferencën me temë "Regjimi për ndalimin e përhapjes së armëve bërthamore – drejt konferencës 2020 për rishikimin e traktatit për ndalimin e përhapjes", deklaroi: "Duke marrë parasysh se nuk ekzistojnë kurrfarë shenja për ndryshimin e rrugës së programit atomik të Iranit, Amerika synon arritjen e një marrëveshje tjetër me këtë vend".  

Ai gjithashtu në këtë konferencë pretendoi: "Edhe e drejta për pasurimin e kufizuar të uraniumit e cila i është garantuar Iranit në bazë të marrëveshjes bërthamore, është fituar nëpërmjet metodave të paligjshme".

Christopher Ashley Ford në vazhdim tha: "Edhe pse marrëveshja bërthamore i dha legjitimitet asaj që Irani e kishte fituar në mënyrë të paligjshme, përgjigja e drejt ndaj kësaj pyetje se çfarë do të jetë e ardhmja e Iranit?, është kjo se ata nuk duhet të drejtë të ruajnë asnjërën prej këtyre aftësive. Potenciali i Iranit për pasurimin e uraniumit është bërë me qëllim prodhimin e lëndëve me potencial zbërthyer për aktivitete të paligjshme dhe paralele në kuadër të projektit "AMAD" për prodhimin e armëve bërthamore".