Gjermani, policia regjistron 578 krime islamofobike këtë vit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i83840-gjermani_policia_regjistron_578_krime_islamofobike_këtë_vit
Ministria e Brendshme e Gjermanisë bëri të ditur se të paktën 40 muslimanë u plagosën në sulmet e kryera kryesisht nga ekstremistët e djathtë
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 13, 2018 14:32 Europe/Tirane
  • Gjermani, policia regjistron 578 krime islamofobike këtë vit

Ministria e Brendshme e Gjermanisë bëri të ditur se të paktën 40 muslimanë u plagosën në sulmet e kryera kryesisht nga ekstremistët e djathtë

Policia e Gjermanisë ka regjistruar 578 krime të urrejtjes kundër muslimanëve midis janarit dhe shtatorit të këtij viti, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në përgjigje të pyetjes parlamentare, Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se të paktën 40 muslimanë u plagosën në sulmet e kryera kryesisht nga ekstremistët e djathtë.

Partia e Majtë në opozitë, e cila parashtroi pyetjen parlamentare, ka paralajmëruar kundër rritjes së fushatës së urrejtjes dhe dhunës kundër muslimanëve në vend.

Rreth 27 muslimanë u plagosën në sulme midis janarit dhe shtatorit të vitit të kaluar.

Gjermania ka dëshmuar rritje të islamofobisë dhe urrejtjes së emigrantëve në vitet e fundit, të shkaktuar nga propaganda e partive të ekstremit të djathtë dhe populiste, të cilat kanë përdorur frikën mbi krizën e refugjatëve dhe terrorizmit.