Vazhdojnë protestat në Francë
“Jelekë verdhët" u kthyen sërish në bulevardin Champs Elysees të Parisit të shtunën për të pestën fundjavë me radhë për të vijuar protestën që ka tronditur vendin.
Disa qindra protestues marshuar pranë Harkut të Triumfit ku kishte një numër të lartë forcash policie. Qeveria u ka bërë thirrje "jelekë verdhëve" që të mos dalin në rrugë të protestojnë pas sulmit që ndodhi më 11 dhjetor në një treg Krishtlindjesh në qytetin e Strasbourg-ut. Policia kreu kontrolle të ndryshme në rrugë dhe të automjeteve në periferi të Parisit, në një përpjekje për të kufizuar dhunën. Presidenti francez Emanuel Macron vendosi të tërhiqej nga vendimi për rritjen e taksës së karburanteve, ndërsa i cilësoi të drejta protestat. Ai pranoi se Franca vendi ka nevojë për reforma të thella dhe njoftoi rritjen e pagës minimale me 100 euro.