Vladimir Putin i gatshëm për negociata me Donald Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i83926-vladimir_putin_i_gatshëm_për_negociata_me_donald_trump
Zëdhënësi i pallatit të Kremlinit ka njoftuar për gatishmërinë e presidentit të Rusisë për negociata me homologun e tij amerikan.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 16, 2018 09:53 Europe/Tirane
  • Vladimir Putin i gatshëm për negociata me Donald Trump

Zëdhënësi i pallatit të Kremlinit ka njoftuar për gatishmërinë e presidentit të Rusisë për negociata me homologun e tij amerikan.

Agjencia e lajmeve TAS njoftoi se Dmintry Peskov, zëdhënësi i Kremlinit, të dielën ka deklaruar se Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, vazhdon të jetë i gatshëm për t'u takuar me presidentin e Amerikës për të biseduar në lidhje me çështjet e domosdoshme dhe urgjente duke përfshirë edhe sigurinë strategjike.

Dmitry Peskov në vazhdim ka thënë se Moska akoma vazhdon të besojë se takimi i liderëve të të dy vendeve në nivel të barabartë është i nevojshëm dhe i dobishëm për të dy palët.

Më Parë John Bolton, këshilltari për siguri kombëtare i presidentit të Amerikës, ka deklaruar se derisa nuk të zgjidhet çështja e Detit të Zi dhe konfiskimi i anijeve ukrainase nga ana e Rusisë, nuk do të zhvillohet takimi Trump-Putin.

Zëdhënësi i Kremlinit në lidhje me këtë çështje ka thënë: "Një qëndrim i tillë nuk mund të jetë arsye për shkeljen dhe anulimin e procesit për shqyrtimin dhe ndjekjen ligjore të çështjeve përkatëse me autorët e shkeljes së integritetit territorial të Rusisë".