Me pretendime të përsëritura miratohet një rezolutë anti-iraniane
https://parstoday.ir/sq/news/world-i83975
AP e OKB me minimumin e votave të mundshme ka miratuar një rezolutë të propozuar nga Kanadaja lidhur me të drejtat e njeriut në Iran.
(last modified 2024-12-07T13:52:14+00:00 )
Dhjetor 18, 2018 08:50 Europe/Tirane
  • Me pretendime të përsëritura miratohet një rezolutë anti-iraniane

AP e OKB me minimumin e votave të mundshme ka miratuar një rezolutë të propozuar nga Kanadaja lidhur me të drejtat e njeriut në Iran.

Rezoluta më herët ishte miratuar në komitetin e tretë të AP të OKB dhe në takimin e djeshëm u miratua pas presioneve të shumta të Amerikës dhe Kanadasë. Në këtë rezolutë edhe një herë janë përsëritur pretendimet që hidhen mbi çështjen e drejtave të njeriut në Iran. Rezoluta është miratuar me 84 vota pro kundrejt 30 votave kundër dhe 67 votave abstenim. Përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në OKB, këtë rezolutë e ka cilësuar me karakter politik dhe nga anëtarët e AP të OKB kërkoi ta kundërshtojnë atë dhe të mos lejojnë që të drejtat e njeriut të shfrytëzohen si mjet për realizimin e qëllimeve politike. Më 16 nëntor miratimin e rezolutës së propozuar nga Kanadaja në komitetin e tretë të AP të OKB e ka dënuar edhe Behram Kasemi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit.