Adam Schiff: Marrëdhëniet financiare të Trump dhe Arabisë Saudite duhen zbuluar
https://parstoday.ir/sq/news/world-i83980-adam_schiff_marrëdhëniet_financiare_të_trump_dhe_arabisë_saudite_duhen_zbuluar
Një prej përfaqësuesve të demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve në Amerikë, ka kërkuar zbulimin e lidhjeve financiare të presidentit amerikan me sauditët.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 18, 2018 05:21 Europe/Tirane
  • Adam Schiff: Marrëdhëniet financiare të Trump dhe Arabisë Saudite duhen zbuluar

Një prej përfaqësuesve të demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve në Amerikë, ka kërkuar zbulimin e lidhjeve financiare të presidentit amerikan me sauditët.

Adam Schiff, përfaqësues i Kalifornisë në Dhomën e Përfaqësuesve në Amerikë në një intervistë për NBC News ka thënë: Nëse këto lidhje kanë ndikuar në politikën e Amerikës dhe në atë që Donald Trump nuk dëshiron të kritikojë princin Muhamed bin Selman për shkak të vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi, atëherë ato duhet të zbulohen dhe të bëhen publike. Schiff shtoi se nëse sauditët kanë investuar në ceremoninë e betimit të presidentit apo kanë ndihmuar duke injektuar para për realizimin e planeve të biznesit të Trump, kjo duhet sqaruar për opinioni publik. Jamal Khashoggi u vra në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll më datë 2 tetor.