Kryeministri i Francës i penduar pse nuk ka dëgjuar qytetarët!
https://parstoday.ir/sq/news/world-i83988-kryeministri_i_francës_i_penduar_pse_nuk_ka_dëgjuar_qytetarët!
Kryeministri francez, Edouard Philippe pranoi se qeveria ka bërë gabime gjatë protestave masive të 'jelekverdhëve', që kanë kapluar vendin për pesë javët e fundit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 18, 2018 12:10 Europe/Tirane
  • Kryeministri i Francës i penduar pse nuk ka dëgjuar qytetarët!

Kryeministri francez, Edouard Philippe pranoi se qeveria ka bërë gabime gjatë protestave masive të 'jelekverdhëve', që kanë kapluar vendin për pesë javët e fundit.

"Ne bëmë gabime. Nuk e dëgjuam mjaftueshëm popullin francez. Jam i bindur se ata duan që ky vend të transformohet,"-tha ai për gazetën Les Echoes të dielën.

Dhuna në demonstrata ka arritur nivel rekord me qindra protestues të plagosur që nga 17 nëntori.

Gjatë protestave vdiqën të paktën 7 persona. Punonjësit e policisë kanë pësuar gjithashtu lëndime.

Qytetet franceze u mbërthyen nga kaosi, me protestuesit që shkatërronin dritaret e dyqaneve, përmbysnin makinat etj.

Qendrat e qyteteve u mbuluan nga gazi lotsjellës, granatat e tymit dhe fishekzjarret.

Ministri i Financave, Bruno Le Maire pranoi se protestat ishin një "katastrofë" për ekonominë dhe bizneset e vendit