Mogherini: Pa marrëveshjen bërthamore, negociatat me Iranin janë të vështira
(last modified Wed, 19 Dec 2018 08:35:05 GMT )
Dhjetor 19, 2018 09:35 Europe/Tirane
  • Mogherini: Pa marrëveshjen bërthamore, negociatat me Iranin janë të vështira

Shefja e politikës së jashtme të BE theksoi se marrëveshja bërthamore krijoi një zgjidhje konstruktive me Iranin dhe shtoi se pa këtë marrëveshje negociatat me Iranin për çështje të ndryshme janë të  vështira.

Në një konferencë për ndalimin e përhapjes së armëve dhe çarmatosjen të BE, Federika Mogherini edhe një herë theksoi angazhimin e unionit në zbatimin e marrëveshjes bërthamore dhe për të ndjekur Amerikën dhe shtoi se BE kërkon të ndiqet program raketor i Iranit. Për të diskutuar mbi kapacitetin raketor të Iranit duhet ruajtur marrëveshja bërthamore, tha në fjalën e saj Mogherini. Vlen të theksohet se BE megjithëse nga aspekti politik dhe deklarativ ka qëndruar përballë Amerikës, deri tani për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore nuk ka hedhur hapa praktikë. Unioni megjithëse ka kundërshtuar Amerikën në çështjen bërthamore, sa i përket programit raketor dhe aktiviteteve të Iranit në rajon, ka ndjekur Uashingtonin. Ndërkohë autoritetet e Iranit kanë theksuar se programi raketor i Iranit është vijë e kuqe e Republikës Islamike të Iranit.

Tags