Trupat amerikane largohen nga Siria
Presidenti i SHBA Donald Trump ka shpallur fitore kundër terroristëve të ISIS në Siri, pasi raportet sugjerojnë se ai po planifikon të tërheqë trupat amerikane nga vendi i shkatërruar nga konflikti.
"Ne e kemi mundur ISIS-in në Siri, që ishte arsyeja ime e vetme për të qenë atje gjatë Presidencës sime", shkroi Trump të mërkurën, duke përdorur një akronim për grupin terrorist. Një zyrtar amerikan i mbrojtjes i tha CNN-it se plani është për tërheqje "të plotë" dhe "të shpejtë. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka premtuar muaj më parë se trupat amerikane do të tërhiqen "shumë shpejt" nga Siria. SHBA dhe aleatët e saj po bombardojnë vendet të cilat ata i quajnë pozicionet e ISIS në Siri që nga shtatori 2014 pa asnjë autorizim nga qeveria e Damaskut apo nda ndonjë mandat i OKB. Sulmet amerikane kanë rezultuar në shumë raste me viktima civile dhe nuk kanë arritur të përmbushin qëllimin e tyre të deklaruar për të luftuar terrorizmin.