Putin: Të gjithë kuzhinierët e mi janë ushtarakë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i84068-putin_të_gjithë_kuzhinierët_e_mi_janë_ushtarakë
Putini iu përgjigj një pyetjeje rreth Jevgeni Priguzhin, i njohur ndryshe si kuzhinieri i tij.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 20, 2018 15:49 Europe/Tirane
  • Putin: Të gjithë kuzhinierët e mi janë ushtarakë

Putini iu përgjigj një pyetjeje rreth Jevgeni Priguzhin, i njohur ndryshe si kuzhinieri i tij.

Gjatë një konference për shtyp, Vladimir Putin, president i Rusisë, u pyet për qëndrimin e tij ndaj kompanive private ushtarake në Rusi dhe aktivitetet e Jevgeni Priguzhin, i cili ndryshe njihet si "shefi i kuzhinës së Putin". Vladimir Putin u përgjigj: "Të gjithë kuzhinierët e mi punojnë në shërbimet e mbrojtjes federale, nuk kam asnjë kuzhinierë tjerë. Nëse dikush dëshiron të ketë një etiketë dhe një pseudonim, është puna e tyre. Ky është menaxhimi politik në vendin tonë". Putini, në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me kompanitë ushtarake private, tha se gjithçka duhet të mbetet brenda ligjit. Putin shtoi: "Nëse nuk shkelin ligjet ruse, atëherë ata kanë të drejtë të mbrojnë interesat e tyre komerciale kudo në botë".