Putin: Të gjithë kuzhinierët e mi janë ushtarakë
Putini iu përgjigj një pyetjeje rreth Jevgeni Priguzhin, i njohur ndryshe si kuzhinieri i tij.
Gjatë një konference për shtyp, Vladimir Putin, president i Rusisë, u pyet për qëndrimin e tij ndaj kompanive private ushtarake në Rusi dhe aktivitetet e Jevgeni Priguzhin, i cili ndryshe njihet si "shefi i kuzhinës së Putin". Vladimir Putin u përgjigj: "Të gjithë kuzhinierët e mi punojnë në shërbimet e mbrojtjes federale, nuk kam asnjë kuzhinierë tjerë. Nëse dikush dëshiron të ketë një etiketë dhe një pseudonim, është puna e tyre. Ky është menaxhimi politik në vendin tonë". Putini, në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me kompanitë ushtarake private, tha se gjithçka duhet të mbetet brenda ligjit. Putin shtoi: "Nëse nuk shkelin ligjet ruse, atëherë ata kanë të drejtë të mbrojnë interesat e tyre komerciale kudo në botë".