Interpoli paralajmëron mbi valën e dytë të sulmeve të ISIS
https://parstoday.ir/sq/news/world-i84071-interpoli_paralajmëron_mbi_valën_e_dytë_të_sulmeve_të_isis
Veprimtaria e Amerikës dhe e Evropës tregon se perëndimorët në praktikë kanë ndihmua rnë përhapjen e terrorizmit dhe në përballje me këtë fenomen destruktiv kanë mbajtur sjellje të dyanshme.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 21, 2018 05:15 Europe/Tirane
  • Interpoli paralajmëron mbi valën e dytë të sulmeve të ISIS

Veprimtaria e Amerikës dhe e Evropës tregon se perëndimorët në praktikë kanë ndihmua rnë përhapjen e terrorizmit dhe në përballje me këtë fenomen destruktiv kanë mbajtur sjellje të dyanshme.

Perëndimorët dhe aleatët e tyre arabë, nga nisja e krizës në Siri në vitin 2011, për të realizuar objektivat e tyre në vend që të përballeshin me terrorizmin dhe radikalizmin, ata mbështetën ISIS dhe grupet e tjera terroriste. Ivan Ipolitov, ekspert politik, amerikan vitet e fundit gjithmonë është munduar ta përdorë terrorizmin dhe radikalizmin si mjet për realizimin e politikave të jashtme me qëllim dobësimin e vendeve të rajonit të Lindjes së Mesme dhe krijimin e kushteve për përhapjen e terrorizmit dhe radikalizmit. ISIS i mbështetur nga perëndimorët dhe nga aleatët e tij arabë, përveçse arriti të mbledhë forca të konsiderueshme për kryerjen e akteve terroriste, mirëpo këto akte i shtriu edhe në vendet aleate të tij si Franca dhe Amerika. Me sulmet e njëpasnjëshme terroriste të ISIS gjatë viteve të fundit në perëndim, tani evropianët dhe amerikanët po mundohen tu shpëtojnë politikave të tyre në Lindjen e Mesme. Megjithatë ekziston mundësia e nisje së valës së dytë të sulmeve të ISIS dhe kjo ka shqetësuar shumë organizmat e sigurimit në perëndim mes tyre edhe Interpolin. Duke qenë se ISIS ka humbur një pjesë të konsiderueshme të territorit të kontrolluar prej tij në Irak dhe në Siri, Interpoli ka paralajmëruar mbi mundësinë e nisjes së fazës së dytë të sulmeve të ISIS në shumë vende të botës kryesisht në Evropë. Jurgen Stock, sekretari i përgjithshëm i Interpolit ka deklaruar se shumë vende të botës mund të preken nga kërcënimet e ISIS që janë interpretuar si ISIS-2. Stock tha se shkak për valën e dytë të sulmeve janë ata persona mbështetës të terroristëve të cilët janë dënuar për një afat të shkurtër dhe që pritet të lirohen pas disa vitesh. Shumë prej tyre sipas Stock do të kthehen përsëri në shoqëri. Kjo e rrit mundësinë e kryerjes së sulmeve terroriste në çdo vend. Përveç kësaj përkrahësit e ISIS dhe anëtarët e këtij grupi megjithëse kanë pësuar disfatë në Lindjen e  Mesme, ata përpiqen të futen dhe kontrollojnë zona në juglindje të Azisë e deri në Afrikë dhe përveç kësaj elementë të ISIS në Evropë janë të gatshëm për kryerjen e sulmeve terroriste. Më herët shumë funksionarë evropianë kanë paralajmëruar mbi rrezikun e sulmeve të ISIS në Evropë për shkak të disfatave të këtij grupi në zonat e krizave. Kohët e fundit zyra e krimeve në Gjermani ka paralajmëruar mbi rrezikun e kthimit të radikalëve dhe mbështetësve të ISIS dhe ka deklaruar se numri i elementëve të rrezikshëm nga viti 2013 është shtuar më shumë se 5 herë ndërkohë që numri I krimeve nga terroristët takfiristë është shtuar 3 herë më shumë.