Cili është sekretari i ri i Mbrojtjes i SHBA?
https://parstoday.ir/sq/news/world-i84146-cili_është_sekretari_i_ri_i_mbrojtjes_i_shba
Presidenti i SHBA Donald Trump tha të dielën se Zëvendës Sekretari i Mbrojtjes i SHBA Patrick Shanahan do të bëhet Sekretar i Mbrojtjes duke filluar nga 1 janari 2019.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 23, 2018 18:33 Europe/Tirane
  • Cili është sekretari i ri i Mbrojtjes i SHBA?

Presidenti i SHBA Donald Trump tha të dielën se Zëvendës Sekretari i Mbrojtjes i SHBA Patrick Shanahan do të bëhet Sekretar i Mbrojtjes duke filluar nga 1 janari 2019.

"Unë jam i kënaqur të njoftoj se zëvendës sekretari ynë i mbrojtjes, Patrick Shanahan, do të marrë titullin e ushtruesit të detyrës së sekretarit të mbrojtjes të SHBA duke filluar nga 1 janari 2019. Patrick ka një listë të gjatë të arritjeve, ndërsa shërben si zëvendës. Do të jetë e mrekullueshme! " shkroi Trump në Twitter. Deklarata vjen pasi më parë gjenerali James Mattis dha dorëheqjen, duke deklaruar se Trump ka të drejtë të ketë një Sekretar të Mbrojtjes "pikëpamjet e të cilit janë më të harmonizuara" me ato të Presidentit të SHBA. Dorëheqja e Mattis pasoi vendimin e Trump për të tërhequr 2,000 trupat amerikane nga Siria.