Në Paris arrestohet kreu i ‘Jelekëve të Verdhë’
https://parstoday.ir/sq/news/world-i84147-në_paris_arrestohet_kreu_i_jelekëve_të_verdhë’
Tri ditë përpara kriishtlindjes, “Jelek Verdhët” e pakësuar ndjeshëm francezë dolën sërish në rrugë për të protestuar për të gjashtën fundjavë radhazi, duke shënjestruar tashmë pikat kufitare, ndërkohë që një aksident fatal rrugor e çoi numrin e viktimave në 10, që prej nisjes së kësaj lëvizjeje antiMacron muajin e kaluar.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 23, 2018 15:42 Europe/Tirane
  • Në Paris arrestohet kreu i ‘Jelekëve të Verdhë’

Tri ditë përpara kriishtlindjes, “Jelek Verdhët” e pakësuar ndjeshëm francezë dolën sërish në rrugë për të protestuar për të gjashtën fundjavë radhazi, duke shënjestruar tashmë pikat kufitare, ndërkohë që një aksident fatal rrugor e çoi numrin e viktimave në 10, që prej nisjes së kësaj lëvizjeje antiMacron muajin e kaluar.

Rreth 38 mijë e 600 francezë morën pjesë në protestat e kësaj të shtune në Francë, në disa qytete të vendit, shumë herë më pak sesa 66 mijë protestuesit e fundjavës së kaluar, sipas shifrave të publikuara nga Ministria e Brendshme. Ajo shtoi gjithashtu se 220 persona u prangosën në mbarë vendin, 81 prej të cilëve vijojnë të mbeten në qelitë e paraburgimit. Numri i demonstruesve ka ardhur gjithnjë në rënie, që prej shifrës rekord prej 282 mijë njerëzish në protestën e së shtunës së parë, kundër rritjes së planifikuar të çmimit të karburanteve, më 17 nëntor. Lëvizja, e karakterizuar nga jelekët e verdhë fosforeshentë që u veshën nga protestuesit, u kthye më pas në një demonstratë mbarëkombëtare kundër politikave të presidentit Macron dhe stilit të tij qeverisës.