Macron shpreh keqardhje për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria
Presidenti francez, Emmaneul Macron ka thënë se i vjen thellësisht keq ndaj vendimit të fundit të homologut të tij amerikan, Donald Trump për tërheqjen e trupave nga Siria.
Macron, gjatë një konference për media në Çad tha se “një aleat duhet të jetë i besueshëm”. “Më vjen thellësisht keq për vendimin e marr mbi Sirinë”, shtoi ai. Më 22 dhjetor, Trump mbrojti vendimin e tij për të tërhequr trupat amerikane nga Siria, pasi ai tha se ata kanë kryer misionin e tyre në mposhtjen e grupit militant, Shteti Islamik në Siri. Më 20 dhjetor, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis dha dorëheqje pas vendimit të Trumpit. Dy ditë më vonë, i dërguari i SHBA-së në koalicionin global në luftën kundër IS-it, Brett McGruk po ashtu dha dorëheqje për shkak të vendimit për tërheqjen e trupave amerikane.