Barcelona në alarm nga rreziku i sulmeve terroriste
https://parstoday.ir/sq/news/world-i84164-barcelona_në_alarm_nga_rreziku_i_sulmeve_terroriste
Qyteti i Barcelonës në Spanjë, gjendet në alarm të hënën, pasi Departamenti i Shtetit i SHBA-ve, paralajmëroi rrezikun e sulmeve terroriste gjatë festës së Krishtlindjes.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 24, 2018 10:22 Europe/Tirane
  • Barcelona në alarm nga rreziku i sulmeve terroriste

Qyteti i Barcelonës në Spanjë, gjendet në alarm të hënën, pasi Departamenti i Shtetit i SHBA-ve, paralajmëroi rrezikun e sulmeve terroriste gjatë festës së Krishtlindjes.

Kujdesi u rrit rreth zonave ku lëvizin automjetet transportuese përfshirë autobusët në pjesën e Las Ramblas të Barcelonës, shkruan AFP.

“Terroristët mund të sulmojnë me pak ose asnjë paralajmërim, duke shënjestruar lokacionet e turistëve, qendrat e transportit dhe zonat tjera publike” paralajmëroi Byroja e çështjeve konsullore të Departamentit të Shtetit të hënën përmes Twitterit.

I pyetur gjatë një interviste në Rac1 radio, ministri i Brendshëm rajonal, Miquel Buch tha se policia “po angazhohet në trajtimin e këtij kërcënimi”.

Gazeta “El Peridico de Catalunya” njoftoi se policia rajonale ka lëshuar një qarkore të brendshme ku thuhet se një person mund të tentojë të godasë turmën me autobusë.