Ukraina ka marrë pajisje moderne të komunikimit nga NATO
(last modified Thu, 27 Dec 2018 16:39:17 GMT )
Dhjetor 27, 2018 17:39 Europe/Tirane
  • Ukraina ka marrë pajisje moderne të komunikimit nga NATO

Ukraina ka marrë pajisje moderne të komunikimit nga shtetet anëtare të NATO-s, për shkak të periudhës së përkohshme të ligjit ushtarak, i cili përfundoi më parë këtë javë, tha të enjten Yury Grymchak, zëvendësministri i Ukrainës për territoret e pushtuara.

"Ne kemi marrë pajisje moderne të komunikimit nga vendet e NATO-s, duke përfshirë edhe periudhën e sundimit të ligjit ushtarak. Këto janë të ashtuquajturat pajisje komunikimi të mbrojtjes, të cilat na mungonin", tha Grymchak për rrjetin televiziv Zik. Ligji ushtarak 30-ditor që ishte në fuqi në 10 rajone të Ukrainës përgjatë Detit të Zi përfundoi të mërkurën. Ky ligj u deklarua pasi anijet ushtarake të Ukrainës u kapën nga forcat ruse në kufirin detar rus, ndërsa lundruan drejt ngushticës Kerç, në hyrje të Detit Azov.

 

Tags