Vizita 3-orëshe e Trump në Irak
Avioni i Donald Trump, mbrëmjen e së mërkurës ka zbritur në një prej bazave ajrore të Amerikës në perëndim të Irakut.
Vizita natën e presidentit amerikan në provincën Anbar, edhe pse sipas zyrës së kryeministrisë irakiane, ishte e paralajmëruar, mirëpo ajo tregon se futja e presidentit amerikan në bazën ajrore Ein Asad në provincën Anbar është jashtë etikës ndërkombëtare mirëpo përsëritja e këtij veprimi nga një person si Donald Trump nuk është diçka e papritur. Përveç kësaj për shkak të mosmarrëveshjeve mbi mënyrën e organizimit të takimit mes presidentit amerikan dhe kryeministrit irakian, është anuluar takimi Trump-Abdul’mehdi. Mospërkushtimi i presidentit amerikan tek parimi i sovranitetit kombëtar të Irakut bëhet në kohën kur eksperienca e pranisë së forcave amerikane në Irak, i ka inkurajuar irakianët që të insistojnë në kërkesën e tyre për largimin dhe dëbimin e forcave amerikane nga ky vend. Mirëpo gjatë vizitës së tij në bazën ajrore Ein Asad në provincën Anbar të Irakut, presidente amerikan deklaroi se nuk ka aspak ndërmend që të tërheqë trupat amerikane nga Iraku, edhe pse prania e tyre nuk konfirmohet nga populli dhe grupet politike dhe të rezistencës në Irak. Trump siç gjeti pretekstin e dështimit të ISIS në Siri për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria, ashtu mund të gjejë edhe një pretekst për tërheqjen e forcave amerikane nga Iraku. Grupi terrorist ISIS është thyer dhe eliminuar 1 vit më parë nga forcat irakiane dhe sivjet në disa prej provincave të Irakut është mbajtur një vjetori i dëbimit të këtij grupi terrorist nga Iraku. Trump thekson në qëndrimin e forcave irakiane në Irak pa asnjë shkas, sepse tani pas dështimit të ISIS ai nuk ka asnjë arsye për vazhdimin e pranisë së forcave amerikane në Irak. Dalja nga Siria dhe qëndrimi në Irak tregon për kontradiktën e politikave të Amerikës. Nëse i kushtoni vëmendje fjalimit të Donald Trump në bazën ushtarake amerikane në Anbar arrihet të kuptohet se tërheqja nga Siria nuk do të thotë fundi i ndërhyrjeve të Amerikës në këtë vend. Presidenti amerikan në fjalimin e tij në bazën Ein Asad në provincën Anbar ka thënë: Nëse duam të kryejmë ndonjë operacion në Siri, si bazë të këtij operacioni mund të përdorim Irakun. Qëndrimet e dyanshme të Amerikës kundrejt Sirisë mund të vihen re shumë mirë në deklaratat e presidentit amerikan. Maria Zakharova, zëdhënëse e ministrisë së jashtme të Rusisë thotë: Moska mirëpret largimin e forcave amerikane nga Siria, mirëpo nuk është në dijeni të shkaqeve dhe arsyeve të këtij veprimi. Maria Zakharova tha se prania e forcave amerikane në Siri është një pengesë e madhe për zgjidhjen e krizës në vend, prandaj tërheqja e tyre nga Siria është një lëvizje pozitive dhe Moska e mirëpret atë. Zakharova theksoi se zonat ku trupat amerikane do të tërhiqen duhet t'i dorëzohen qeverisë siriane dhe Rusia po monitoron nga afër tërheqjen e forcave amerikane nga Siria. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë tha se Rusia është në koordinim të ngushtë me Turqinë mbi operacionet ushtarake në Siri dhe vendet garantuese të paqes në Siri sipas marrëveshjes së Astanas janë në kontakt me njëri-tjetrin dhe së shpejti do të takohen në Moskë. Presidenti i SHBA Donald Trump më 19 dhjetor ka njoftuar se forcat amerikane do të tërhiqen shumë shpejt nga Siria. SHBA me arsyetimin e luftës kundër grupeve terroriste kanë qëndruar në mënyrë të paligjshme në Siri. Mesa duket theksimi presidentit amerikan për qëndrimin e forcave amerikane në Irak nuk është se ai është i shqetësuar për garantimin e sigurisë dhe rendit në këtë vend, por ka për qëllim ruajtjen e bazave në rajon pas tërheqjes nga Siria.