Anulohet takimi i presidentit amerikan me krerët e Irakut
https://parstoday.ir/sq/news/world-i84270-anulohet_takimi_i_presidentit_amerikan_me_krerët_e_irakut
Zyra e kryeministrisë së Irakut njoftoi anulimin e takimit të Donald Trump, president i Amerikës, me krerët e Irakut për shkak të mosmarrëveshjeve mbi mënyrën e organizimit të këtij takimi.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 28, 2018 06:27 Europe/Tirane
  • Anulohet takimi i presidentit amerikan me krerët e Irakut

Zyra e kryeministrisë së Irakut njoftoi anulimin e takimit të Donald Trump, president i Amerikës, me krerët e Irakut për shkak të mosmarrëveshjeve mbi mënyrën e organizimit të këtij takimi.

Zyra e kryeministrisë thotë se presidenti amerikan Donald Trump është larguar nga vizita 3-orëshe në Irak pa u takuar me kryeministri Adel Abdul’mehdi. Presidenti Trump vizitoi të mërkurën forcat ushtarake amerikane në Irak, një udhëtim surprizë dhe vizita e parë që u bëhet trupave të stacionuara jashtë në një zonë luftimi nga një komandant i përgjithshëm i cili e ka bërë përparësi tërheqjen amerikane nga luftërat jashtë vendit. Presidentit dhe Zonja e Parë, Melania, vizituan fillimisht bazën ajrore Al-Assad në Irak, ku u takuan me ushtarët. Vizita, e mbajtur e fshehtë me mjaft kujdes, vjen ndërkohë që qeveria federale amerikane është në mbyllje të pjesshme. Ajo vjen gjithashtu më pak se një javë pasi zoti Trump njoftoi planet për tërheqjen e trupave nga Siria dhe rreth gjysmës së atyre në Afganistan, duke zemëruar madje disa nga aleatët e tij më të vendosur politikë. Vendimi që ai mori për Sirinë, megjithë kundërshtimet e gjeneralëve dhe këshilltarëve civilë amerikanë, çoi në dorëheqjen e sekretarit të mbrojtjes Jim Mattis.