Trump zbulon vendin e stacionimit të trupave amerikane në Irak
https://parstoday.ir/sq/news/world-i84274-trump_zbulon_vendin_e_stacionimit_të_trupave_amerikane_në_irak
Donald Trump president i Amerikës, ka zbuluar vendin ku janë stacionuar trupat amerikane në Irak.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 28, 2018 06:28 Europe/Tirane
  • Trump zbulon vendin e stacionimit të trupave amerikane në Irak

Donald Trump president i Amerikës, ka zbuluar vendin ku janë stacionuar trupat amerikane në Irak.

Zakonisht vendi ku gjenden trupat amerikane mbahet i fshehtë dhe nëse publikohet ndonjë filmim ai zhduket menjëherë. Mirëpo pas takimit të Trump me forcat ushtarake në bazën Ein Asad ai ka publikuar një video në Twitter ku vihet re një pjesë e forcave speciale amerikane. Në këtë video vihet re një person i quajtur Kio Li i cili e paraqet veten si prift i forcave speciale dhe kërkon një foto me presidentin amerikan. Presidenti amerikan ka të drejtë të zbulojë informacione dhe kjo nuk përbën shkelje të ligjit mirëpo përhapja e kësaj videoje mund të vë në rrezik forcat speciale. Vizita e Trump në Irak është kritikuar ashpër nga grupet politike të këtij vendi.