Koreja e Veriut paralajmëron Amerikën
https://parstoday.ir/sq/news/world-i84387-koreja_e_veriut_paralajmëron_amerikën
Lideri i Koresë së veriut, Kim Jung-un, ka paralajmëruar Uashingtonin se ai do të ndryshojë sjelljen në rast se Amerika nuk heq sanksionet e vendosura kundër Phenianit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 01, 2019 07:12 Europe/Tirane
  • Koreja e Veriut paralajmëron Amerikën

Lideri i Koresë së veriut, Kim Jung-un, ka paralajmëruar Uashingtonin se ai do të ndryshojë sjelljen në rast se Amerika nuk heq sanksionet e vendosura kundër Phenianit.

Gazeta shtetërore e Koresë së Veriut akuzoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës se po bëjnë lojë të dyfishtë dhe se janë duke organizuar një komplot kriminal. Rodong Sinmun tha se njësitë e posaçme amerikane, me bazë në Japoni, po bënin një stërvitje ajrore, që synonte “infiltrimin në Penian”, duke cituar një deklaratë mediatike të Koresë së Jugut. “Veprime të tilla dëshmojnë se SHBA-ja po synon një komplot kriminal për të nisur një luftë kundër DPRK-së dhe për të kryer një krim që meriton dënimin e pamëshirshëm hyjnor, në rast se SHBA-të dështojnë në skenarin e padrejtë të denuklearizimit”, thuhet në artikull. “Ne nuk mund ta konsiderojmë si serioz, këtë qëndrim të dyfishtë të SHBA-ve, pasi ajo është e zënë me organizimin e stërvitjeve të fshehta që përfshijnë vrasjen e njësive speciale, ndërkohë që ka një dialog me një buzëqeshje në fytyrë, me ne”, thuhej më tej në artikull.