Protesta e jelekverdhëve kundër fjalimit të presidentit Macron
https://parstoday.ir/sq/news/world-i84390-protesta_e_jelekverdhëve_kundër_fjalimit_të_presidentit_macron
Në Francë jelekverdhët edhe për vitin e ri nuk kanë mbyllur protestat duke kundërshtuar fjalimin e mbajtur nga presidenti Emanuel Macron.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 01, 2019 07:12 Europe/Tirane
  • Protesta e jelekverdhëve kundër fjalimit të presidentit Macron

Në Francë jelekverdhët edhe për vitin e ri nuk kanë mbyllur protestat duke kundërshtuar fjalimin e mbajtur nga presidenti Emanuel Macron.

Qindra mbështetës të "jelekëve të verdhë" u mblodhën dje gjatë protestave kundër qeverisë franceze, duke kërkuar dorëheqjen e presidentit Emanuel Makron. Numri i protestuesve këtë fundjavë ishte dukshëm më i ulët sesa javët e kaluara por sërish nuk munguan aktet e dhunës. Forcat e rendit u detyruan të përdorin gaz lotsjellës dhe granata tymuese ndaj agresorëve të shpërndarë në shinat e tramvajit në Paris që flaknin gurë e objekte të tjera drejt policëve. Disa makina morën flakë jashtë selisë se gazetës franceze "Lë Parizien", edhe pse skuadra zjarrfikëse nuk fajësoi direkt palën protestuese për rrethanat e zjarrit. Në të gjithë Francën mendohet se të shtunën protestuan rreth 12 mijë persona, krahasuar me numrin rekord prej rreth 280 mijë protestuesish në demonstratën e parë të 17 nëntorit. Fokusi i protestave të jelekëve të verdhë tashmë është devijuar nga kundërshtimi i taksave dhe kostos së lartë të jetesës drejt një zemërimi popullor me politikat e presidentit Makron. Pjesëtarët më të zjarrtë të grupit të protestuesve premtojnë se lëvizja e tyre do të zgjatë përtej vitit 2018, madje planifikohet që të mbahen protesta edhe në natën e ndërrimit të viteve.