Vihet në zbatim vendimi i regjimit sionist për daljen nga UNESCO
(last modified Wed, 02 Jan 2019 08:51:53 GMT )
Janar 02, 2019 09:51 Europe/Tirane
  • Vihet në zbatim vendimi i regjimit sionist për daljen nga UNESCO

Vendimi i regjimit sionist për daljen nga UNESCO është vënë zyrtarisht në zbatim.

Lajmi është bërë i ditur nga Danny Danon ambasador i regjimit sionist në OKB i cili ka pretenduar se kjo organizatë duke refuzuar çdo lidhje të hebrenjve me Kodsin po mundohet të nxjerrë një histori të re. Ambasadori sionist tha se regjimi sionist në asnjë mënyrë nuk anëtarësohet në një organizatë e cila kryen veprime kundër tij. prej 1 janarit 2019 është zbatuar vendimi i Amerikës dhe i regjimit sionist për daljen nga organizata UNESCO. Vendimi i Uashington për daljen nga kjo organizatë është marrë më 12 tetor të vitit 2017. Më herët Amerika ka ndërprerë ndihmat e saj financiare për UNESCO-n në vitin 2011 menjëherë pas anëtarësimit të Palestinës në këtë organizatë. UNESCO në vitin 2017 ka nxjerrë një rezolutë ku thotë se Izraeli nuk ka asnjë lloj sovraniteti mbi Kodsin, qytet i cili prej vitit 1967 njihet si qytet i pushtuar nga Izraeli.