Vendimi për heqjen nga qarkullimi të kartëmonedhës 500 euroshe
(last modified Thu, 03 Jan 2019 07:59:27 GMT )
Janar 03, 2019 08:59 Europe/Tirane
  • Vendimi për heqjen nga qarkullimi të kartëmonedhës 500 euroshe

BE ka marrë vendim për mos shtypjen e kartëmonedhës 500 euroshe.

Në përpjekje për luftën kundër shpëlarjes së parave, vendet e BE do t’i japin lamtumirën përdorimit të kartëmonedhës 500 euroshe. Prej 27 janarit, 17 banka qendore të vendeve të BE do t’i thonë lamtumirë kartëmonedhës në fjalë dhe nuk do të nxjerrin më në treg të tilla kartëmonedha. Sipas vendimit të BE kartëmonedhat ekzistuese do të mblidhen gradualisht. Euro më 1 janar mbushi njëzet vjet. Ajo është monedha zyrtare e 19 prej 28 shteteve të Bashkimit Evropian, si dhe e disa vendeve të tjera evropiane. Ajo është monedha e dytë më e madhe në botë, pas dollarit amerikan, dhe një nga simbolet e projektit evropian. Krijimi i bashkimit monetar është konsideruar si një nga ngjarjet më të rëndësishme në Evropë që nga rënia e Murit të Berlinit. Kur euro ka hyrë në qarkullim në vitin 1999, ajo është tregtuar me 1.17 dollar, ndërsa për dy vjet ka humbur 30% të vlerës.

Tags