Nancy Pelosi kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve në Amerikë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i84470-nancy_pelosi_kryetare_e_dhomës_së_përfaqësuesve_në_amerikë
Dhoma e përfaqësuesve në Amerikë ka nisur punimet e 116 të saj në një kohë kur edhe një herë postin e kryetarit e ka marrë Nancy Pelosi nga radhët e demokratëve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 04, 2019 06:44 Europe/Tirane
  • Nancy Pelosi kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve në Amerikë

Dhoma e përfaqësuesve në Amerikë ka nisur punimet e 116 të saj në një kohë kur edhe një herë postin e kryetarit e ka marrë Nancy Pelosi nga radhët e demokratëve.

Demokratja 78 vjeçare Pelosi ka fituar 220 vota kundrejt 435 ekzistuese dhe është zgjedhur kryetare e dhomës së Përfaqësuesve. Në një intervistë ekskluzive me NBC News, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi, vendosi të mos përjashtojë në mënyrë specifike shkarkimin e Presidentit Donald Trump. Deklaratat e Pelosit pasuan një raport të CNN duke cituar një burim pranë Donald Trump që tha në mes të dhjetorit se presidenti amerikan beson se shkarkimi i tij është një "mundësi reale " pasi Dhoma e Përfaqësuesve të bjerë nën kontrollin e demokratëve. Në një intervistë ekskluzive me NBC News, Nancy Pelosi deklaroi: "Ne nuk duhet të shkarkojmë presidentin për një arsye politike, dhe ne nuk duhet të shmangim shkarkimin e tij për një arsye politike". Ajo shtoi se para se të vendosnin për shkarkimin e Trump, demokratët do të prisnin dhe do të shihnin rezultatet e hetimit të dosjes së Robert Mueller mbi akuzat për bashkëpunim mes anëtarëve të fushatës zgjedhore presidenciale të Trump dhe Kremlinit. Sa i përket negociatave me Trump, Pelosi tha se "është e vështirë për ta bërë këtë me presidentin, sepse ai i reziston shkencës, të dhënave, fakteve, të vërtetës" dhe se "është e vështirë të vihet në dyshim presidenti pa pasur faktet e plota". Ajo argumentoi se Trump tani është "më shumë i njohur me faktin se ai ka të bëjë me një shumicë demokratike në Kongresin e Shteteve të Bashkuara", diçka që Pelosi sugjeroi se do të shtojë bashkëpunimin midis presidentit të SHBA dhe demokratëve.